Këshilltari i Kurtit: Vuçiqi më 1999 u sanksionua nga BE-ja për përkrahje të Millosheviqit

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Jeton Zulfaj në një postim në Facebook ka thënë se presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i sanksionuar para 24 vjetësh nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij, BE-ja ka vënë sanksione ndaj Vuçiqit më 1999 për shkak të mbështetjes së kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq, në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë.

Në këtë postim ai e ka shtuar listën e të sanksionuarve të asaj kohe.
“Në vitin 2023 Miroslav Lajçak pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Serbia duhet të ndryshojë, duke filluar nga kushtetuta e saj”, ka shtuar ai./21Media

 

Back to top button