Gjuriq: Asociacioni është kusht për të vazhduar dialogun

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka deklaurar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është kusht për të vazhduar bisedimet me Kosovën dhe për të arritur një zgjidhje përfundimtare.
Gjuriq, i cili më parë ishte drejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, ka thënë për televizionin Pink se Asociacioni nuk do të negociohet, pasi “është dakorduar dhe nënshkruar në Bruksel”.

“Më 2013 është nënshkruar dhe konfirmuar në vitin 2015, kur janë miratuar parimet për formimin e Asociacionit”, ka thënë Gjuriq, raportoi të hënën media serbe “Danas”.
Sipas tij, është e qartë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “dëshiron ta shmangë me çdo kusht diskutimin për Asociacion”, por shton se vërehet edhe mbështetja e SHBA-së që është “larg më e madhe sesa e vendeve evropiane në mbrojtjen e kësaj ideje”./21Media
Back to top button