Këshilltari i Osmanit reagoi ndaj Gjergj Dedajt: Kërcënoi Presidenten dhe familjen e saj, do ta denoncojmë

Këshilltari i Presidentës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të ish-ambasadorit, Gjergj Dedaj, për të cilin ka thënë se sjelljet dhe deklaratat skandaloze të këtij të fundit e shpërfaqin nivelin e degradimit të shërbimit diplomatik në qeverisjet e kaluara.
Sipas këshilltarit, Bekim Kupina, Dedaj pa asnjë hezitim ka përdorë deklarimin në një emision live për të bërë kërcënim kundër jetës dhe sigurisë e Vjosa Osmani dhe familjes së saj, për të cilën gjë ai do të denoncohet në organet e rendit.
”Nuk mund të cilësohet profesional, promovimi nëpër studio televizive apo media online i diskursit nxitës, urrejtës dhe kërcënues. Lajm do të duhej të ishte kërcënimi që Dedaj ia bën Presidentes së shtetit, porse jo gënjeshtrat e tij. Ky raportim i njëanshëm, kjo përmbysje e lajmit është në kundërshtim total me parimet profesionale në gazetari. Kërcënimi i Dedajt është çështje që duhet të trajtohet nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Nuk arsyetohet në asnjë mënyrë dhënia e hapësirës mediale një personi, recidivist i keqpërdorimit të historisë familjare në funksion të përfitimeve personale”, ka shkruar Kupina në ‘Facebook’.
Sipas Kupinës, mediat nuk janë klinika për shërimin e komplekseve, prandaj të tillë persona duhet shmangen nga prezantimi publik në funksion të ruajtjes së higjienës në sferën e komunikimit me publikun.
”Kjo ka të bëj para se gjithash me profesionalizmin. Mos e vrisni lajmin”, ka shkruar tutje ai./21Media

Back to top button