Prada angazhon aktorë për prezantim të koleksionit të ri për meshkuj

Aktori amerikan, Kyle MacLachlan është personaliteti botëror, i cili hapi prezantimin e koleksionit të ri të Pradës për meshkuj në Milano të Italisë.
Megjthatë, ai nuk ishte personaliteti i vetëm që prezantoi veshje në këtë ngjarje mode. Në pistë atje u paraqit edhe aktori Jeff Goldblum.
Në pistën e modës për Pradan u parqitën edhe personalitete të tjerë, në mesin e tyre edhe ylli i filmit Hand of God, Filippo Scotti.
Miuccia Prada dhe Raf Simons, për punimin e koleksionit kësaj radhe u inspiruan nga “puna”. Si koncept të veshjeve morën uniformat e veshjes.
Kompania Prada në një deklaratë për media, me këtë rast, tha se me këtë koleksion kremtojnë për punën-në të gjitha sferat dhe kuptimet. Sipas saj, garderoba ka rëndësi në punë dhe këtë e tregon ky koleksion. “Përmes veshjeve tregojmë se çdo punë që bën njeriu ka rëndësi”, deklaroi Prada.
Sa i përket angazhimit të aktorëve në prezantimin e koleksionit të ri të Pradas, kjo kompani potencoi se aktorët janë interpretues të realitetit, të angazhuar për të rrëfyer të vërtetat përmes portretizimeve. Pra, fytyrat e njohura sjellin në skenë një aspekt të ri të realitetit, që janë veshjet.
Prada me këtë ngjarje në Milano përmbylli javën e modës për meshkuj në Milano. Kur jemi te kjo javë, marka të ndryshme veshjesh anuluan prezantimet në kuadër të saj për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri të COVID-19, Omicron në Evropë. Një prej tyre është Giorgio Armani./21Media

Back to top button