Kështu do të duket parkingu nëntokësor rreth 10 mijë m² në Podujevë

Podujeva së shpejti do të bëhet me parking nëntokësor. Kështu ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi përmes një njoftimi në “Facebook”.

Bulliqi ka bërë të ditur se projekti i parkingut nëntokësor parashihet të ketë rreth 10 mijë m² parking.

“Komuna e Podujevës ka filluar procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor. Projekti i parkingut nëntokësor parashihet të ketë rreth 10 mijë m² parking, poashtu e ka të inkuadruar edhe hapësirën ku janë destinuar rreth 1000 m² për afarizëm”, ka shkruar ai.

Po ashtu është bërë e ditur se Parkingu nëntokësor planifikohet të ndërtohet në sheshin “Ali Ajeti”, realizimi i tij do të bëhet përmes partneritetit publiko-privat./21Media

Back to top button