Kështu do të vazhdojë procesi mësimor pasi Qeveria t’i miratojë masat e reja

Sot në emisionin ”Për ditë të mbarë”, ka qenë i ftuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i cili ka folur për masat e reja si dhe gjendjen pandemike në vend.
Hoti ka treguar se si do të vazhdojë procesi mësimor pas miratimit të masave antiCOVID, të cilat pritet të miratohen nga Qeveria.

Tutje Hoti i ka përmendur edhe masat e reja të rekomanduara nga Komiteti për kordinim dhe vlerësim të situatës epidemiologjike, ku përfshihen, kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, gastronomia deri në 21:00, vaksinimi me dy teste dhe kontroll më i rrept nëpër qendra tregtare.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit një person ka ndërruar jetë një person ndërsa janë shënuar edhe 2 mijë e 708 raste të reja me COVID-19./21Media

Back to top button