Burri “e shet” gruan
Një burrë nga Gjakova me inicialet L.P është arrestuar të enjten pasi që i njëjti dyshohet se në vazhdimësi i ka mundësuar të dëmtuarës, bashkëshortes së tij, ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit duke i siguruar klientë, ku i pandehuri, nga kjo veprimtari ka përfituar të holla dhe të mira materiale nga disa persona.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, pas zhvillimit të suksesshëm te hetimeve, duke zbatuar masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, më 20 janar 2022, ka ndaluar te pandehurin L.P., për shkak te dyshimit se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion””, thuhet në njoftimin e Policisë.
I pandehuri L.P, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë dhe ndaj te njëjtit do të paraqitet kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën kompetente./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?