Kështu dukeshin Leonora Jakupi dhe Ledina Çelo para 21 vitesh
Secili kemi nostalgji për diçka nga e kaluara, e cila na bënë të kthehemi pas në kohë e të kujtojmë momente të caktuara me dikë. E nga momentet, ndodh të kemi edhe fotografi, të cilat sa herë që i shohim, na kujtojnë momentet me atë/ata persona të caktuar.
E nostalgji për kohën e vjetër, së fundmi duket se ka pasur edhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ledina Çelo, e cila ka publikuar fotografi, të realizuara para më shumë se dy dekada, shkruan rtv21.tv
Artistja ka publikuar një imazh të bukur me këngëtaren kosovare, Leonora Jakupi, me të cilën ka qenë në Itali. “Me Noren! Viti 2000, #rome #italia @leonorajakupi”, ka shkruar artistja krahas fotografisë, në të cilën ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.
Gjithashtu, Çelo ka publikuar edhe një imazh të vetin, të realizuar dekada më parë, e në të cilin duket mjaft bukur.
“Ha ha 22 vjeç! #arkiva“, ka shkruar artistja, krasha fotografisë së publikuar në instagram për 105 mijë ndjekësit e saj./21Media