Kaloni te përmbajtja kryesore

“Kam fakte”, Demaj: Hamza e Osmani po shkojnë te Duda Balje e Veton Berisha për vota

(Lajm i përditësuar)

“Kam fakte”, Demaj: Hamza e Osmani po shkojnë te Duda Balje e Veton Berisha për vota

Emanuel Demaj në ”Click” të RTV21 ka bërë pretendime se në prapaskenë po zhvillohen takime mes figurave politike me synimin për krijimin e një shumice të re parlamentare dhe largimin e Lëvizjes Vetëvendosje nga pushteti.

Demaj tha se, sipas informacioneve që posedon, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe Vjosa Osmani po zhvillojnë takime me përfaqësues të komuniteteve joshumicë, përfshirë Duda Baljen dhe Veton Berishën.

“Kam informacione që Bedri Hamza dhe Vjosa Osmani po takohen shpesh dhe po shkojnë te Duda Balje e Veton Berisha. Kam informacione se po takohen edhe me deputetë të minoriteteve dhe po mundohen t’i bindin të votojnë në anën e tyre. Kam fakte që këta po takohen mes vete dhe po mundohen me e bo një grup të deputetëve”, deklaroi Demaj.

Ai shtoi se, sipas pretendimeve të tij, opozita po punon për ta marrë tërësisht qeverisjen nga Albin Kurti.

“Opozita po punon për me ia marrë qeverisjen komplet Albin Kurtit. Me kë po don me ia marrë? Me deputetët e minoriteteve joshumicë dhe me Listën Serbe. Kështu janë duke punuar Bedri Hamza dhe Vjosa Osmani”, tha ai.


Demaj: LDK-ja dhe LVV-ja kanë filluar bisedimet

Emanuel Demaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se, sipas informacioneve që posedon, tashmë kanë nisur bisedimet ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për tejkalimin e ngërçit politik.

Demaj tha se bëhet fjalë për informacione të sigurta, ndërsa shprehu shpresën se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojë bisedime me të gjitha partitë politike për të gjetur një zgjidhje.

“Kam një burim të saktë. Unë e kam informacion të saktë që LDK-ja i ka filluar bisedimet me LVV-në. Unë po dua me i besu asaj që Albin Kurti do të bisedojë me të gjitha partitë. Po dua me i besu që të dalim prej krizës”, deklaroi Demaj.


”Këta hajna, ata hajna”, Demaj: Albinin në pushtet e sollën hajnat

Emanuel Demaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se ardhja në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ishte rezultat i zhgënjimit të qytetarëve me qeveritë e mëparshme dhe jo, sipas tij, i ndonjë vizioni apo projekti të madh politik të Vetëvendosjes.

 Demaj tha se qeveritë e kaluara krijuan rrethanat që i hapën rrugën Kurtit drejt pushtetit.

“Albinin në pushtet e kanë pru këta hajna më herët. Albinin nuk e ka pru ndonjë vizion i tij i madh ose ndonjë projekt madhor që njerëzit e kanë votuar. Nuk jam duke i mbrojtur – këta hajna, ata hajna,” u shpreh Demaj.


Demaj: Nëse nuk arrihet marrëveshje me LVV-në, LDK-ja do ta pësojë më keq

Emanuel Demaj, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar situatën politike dhe mundësinë e një marrëveshjeje ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Sipas tij, në rast se nuk arrihet një marrëveshje mes dy subjekteve politike, pasojat më të mëdha do t’i bartë LDK-ja.

“LDK në rast të mos një marrëveshjeje me LVV-në, këta do ta pësojnë më keq. LDK e PDK nuk kanë liderë, ata kanë pasur individë. LDK ka pasur Rugovën, ndërsa PDK ka pasur Hashimin”, u shpreh Demaj.

Demaj theksoi se të dy partitë tradicionale, sipas vlerësimit të tij, kanë ndërtuar identitetin politik rreth figurave të fuqishme udhëheqëse, duke përmendur ish-presidentin Ibrahim Rugova për LDK-në dhe ish-presidentin Hashim Thaçi për PDK-në.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button