Këta ishin anëtarët e ekipit menaxhues që sot u shkarkuan sot nga Qeveria e Kosovës

Qeveria ka shkarkuar sot ekipin menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit.

Vendimi është marrë këtë mëngjes nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njoftoi sot se ka marrë vendim për shkakrkimin e ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit.

Të liruarit nga detyra janë Danijela Vujiçiq, Jelena Boloviq, Igor Kalamar, Dejan Radojkoviq.
Udhëheqëse e ekipit ka qenë Daniela Vujiçiq, e cila po ashtu është deputete nga partia e Vuçiqit në Serbi.

Gjatë takimit të mbrëmshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq prezantua draft-statuti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga ky ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit tha se draft-statuti për Asociacionin i paraqitur nga Ekipi Menaxhues

“është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”.

Ai tha se ky draft dëshmon dëshirën për “Republika Srbska” në Kosovë./21Media

Back to top button