Tahiri: I papranueshëm barazimi i agresorit me viktimën në deklaratën për të pagjeturit që u pranua nga Kurti

Ish kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri vlerësoi se është i paparanueshëm barazimi i agresorit me viktimën në Deklaratën për të Zhdukurit e cila u miratua mbrëbë në Bruksel nga pala e Kosovës dhe ajo e Serbisë.

„Barazimi i agresorit me viktimën në deklaratën për të pagjeturit i miratuar dje në dialog në Bruksel është i papranueshëm pavarësisht se u pranua nga kryeministri i Kosovës.”, shkroi ajo në Facebook.

Kosova dhe Serbia në takimin e së martës në Bruksel u pajtuan për Deklaratën për Personat e Zhdukur. Ndërkohë, diskutuan për Asociacionin dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në veri para pak ditësh./21Media

Back to top button