Këta janë më të mirët e turneut të boksit “Lah Nimani”

 

Për herë të 13 radhazi është organizuar turneu ndërkombëtar i boksit “Lah Nimani”, ku pjesëmarrës ishin boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Danimarka dhe Sllovakia.

Ky turne u mbajt në ambientet e Pallatit të Sporteve në Prishtinë, ku prezent ishin presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi dhe presidenti i Federatës së Boksit të Kosovës Enver Krasniqi.

Gjatë turneut “Lah Nimani” u mbajtën gjithsej tetë meçe, ku secili prej tyre kishte nga tre raunde, në kategoritë përkatëse të tyre.

Pas meçeve të zhvilluara, boksieri më i mirë i kësaj gare u zgjedh Leutrim Muli nga Danimarka, ndërsa boksieri më i mirë vendor u zgjedh Lorent Murati.

Boksieri më fair-play i këtij turneu i takoi boksierit danez Elias Idrissi, kurse tekniku më i mirë u zgjedh boksieri nga Shqipëria Orgito Llaha.

Back to top button