Këtë të mërkurë jepet “Kthimi i Karl Majit” në Teatrin Oda
Të mërkurën(23 shkurt) do të jepet shfaqja “Kthimi i Karl Majit” në Teatrin Oda.
Shfaqja nis në orën 20:00.
“Kthimi i Karl Majit” e Jeton Nezirajt është me regji të Blerta Nezirajt dhe produksioni Qendrës Multimedia.
Ndryshe, teatri Oda qysh në fillim të këtij muaji ka bërë të ditur se cilat shfaqje do të jepen gjatë shkurtit.
Por kësaj të fundit, “Inspektor Limi” do të përmbyll vazhdën e shfaqjeve për muajin shkurt./21Media