Kurti tha se në Mynih ritheksoi domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi

Kryeministri Albin Kurti sot bëri të ditur se për dy ditë e gjysmë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvallën kanë zhvilluar 17 takime bilaterale e biseda me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa dhe bota.
Si pjesë e panelit të titulluar “Humbur në tranzicion: Sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale”, Kurti deklaroi se ritheksoi domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë.
“Kurse në panelin “Rezistenca e fushëbetejës? Forcat rezervë si mbështetje e nevojshme për Forcat e Armatosura” fola për buxhetin tonë të rritur për Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe për përkushtimin e Qeverisë për modernizimin e Ushtrisë. Çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishte tema e takimit me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Peter Maurer.”, shkroi Kurti në Facebook./21Media

Back to top button