Këtë të shtunë, në qytetin e GJILANIT po mbahet ngjarja “ARE YOU A CHAMPION OF SUCCESS?”

Ngjarja “Are You a Champion of Success?” do të mbahet kësaj radhe në qytetin e Gjilanit, nga ora 19:00-21:00, nën udhëheqjen e ndërmarrësit Ardian Hoxha me bashkëfolësit: Arianit Fazliu, Blin Zeqiri dhe Uta Ibrahimi të cilët do të na tregojnë rreth rrugëtimit të suksesit, sfidave dhe këshillave për sukses e karrierë të suksesshme.

Ngjarja organizohet si kontribut shoqëror ndaj komunitetit tonë, me qëllimin që të rinjtë të përfitojnë këshilla direkt nga ndërmarrës të suksesshëm dhe udhëheqës të industrive përkatëse.

Ngjarja udhëhiqet nga nikoqiri i saj:

Ardian Hoxha është ndërmarrës dhe investitor me përvojë në ndërtimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të industrive të ndryshme, zgjidhjen e problematikave si dhe krijimin e planeve (ideve) inovative.

Bashkëfolës dhe panelist:

Arianit Fazliu, bashkë-themelues i kompanisë lidere në fushën e IT-së, Kutia. Arianiti udhëheq kompaninë dhe vazhdon misionin e kompanisë për të siguruar ofrimin e zgjidhjeve dixhitale inovative dhe efikase për klientët në të gjithë botën. Arianiti shërben si anëtar i bordit të Akademisë Beetroot në Kosovë, si anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane të Kosovës, dhe si një investitor në startup-e në zhvillim si Ga Ga Këngë për Fëmijë; një startup i suksesshëm që ofron një kanal edukativ për fëmijët që flasin shqip, duke promovuar mësimdhënien dhe argëtimin e fëmijëve.

Blin Zeqiri është një ndër ndërmarrësit i cili përfundoi studimet në Londër, e me tu kthyer në Prishtinë në 2007 fillon punën në Art House si Operational Manager ku tri vite më pas bëhet CEO dhe Managing Partner në Art House. Art House është një kompani kualitative për printim dhe ndër të parat në këtë fushë në Kosovë, ku shumë kompani kanë reklamuar të mira, shërbimet e tyre e shumëçka.

Uta Ibrahimi, u lind dhe u shkollua në vendlindje dhe diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës si dhe posedon 12 vite përvojë pune në marketing. Edhe pse ka qenë mjaft e zonja në profesionin e saj, ajo kuptoi që puna që po bën nuk është puna e ëndrrave të saj (her dream job) dhe kështu në vitin 2015 la punën e saj në Karrota. Pas asaj ajo filloi karrierën e saj si një alpiniste, duke u bërë shqiptarja e parë që u ngjit në Mont Everest, majën më të lartë në botë. Uta ndjek edhe shumë projekte turistike duke përfshirë: Via Dinarica Project ose Reel Rock Festival, Giz Project në Shqipëri (turizëm ndërkufitar në Majën e Sharrit). Udhëheq kompaninë turistike Butterfly Outdoors Adventure.

Ngjarja do të mbahet në Gjilan me datën 25 mars 2023, nga ora 19:00 – 21:00, në Hotel Astoria Luxury & SPA, Gjilan.

Biletat janë të LIMITUARA dhe rezervimi FALAS është i obligueshëm përmes kësaj vegëze:

https://www.eventbrite.ch/e/are-you-a-champion-of-success-tickets-532009543867

Iniciativës së “Are You a Champion of Success?” iu bashkuan edhe shumë sponzorë si: American Chamber of Commerce, Finance in Motion, Green & Protein, Keiretsu Forum SEE, Coders Lab, Uji Slloven Radenska, ATV, Insajderi si dhe partneri medial Telegrafi.
Gjilan, shihemi të shtunën!

Për më shumë informata ndiqni kanalet sociale në vijim:

Facebook: ArdianRHoxha
Instagram: ardianhoxha

Artikull i sponsorizuar

Back to top button