​Shqipëria në nivelet më të larta të mbështetjes publike për NATO-n

Shqipëria sipas raportit të NATO-s për vitin që lamë pas, ka një nga nivelet më të larta të mbështetjes publike për NATO-n në të gjithë aleancën.

Kështu ka shkruar në Facebook, ministri i Mbrojtjes, në Qeverinë e Shqipërisë, Niko Peleshi, sipas së cilit Shqipëria beson në rëndësinë e mbrojtjes kolektive dhe rolin që luan Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut në garantimin e sigurisë sonë.

“Si anëtarë krenarë të NATO-s, ne e kuptojmë vlerën e punës së përbashkët me aleatët tanë për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon, ndaj do të vazhdojmë të tregojmë mbështetjen tonë për NATO-n dhe punën e rëndësishme që kjo aleancë bën”, ka shkruar ai.

Back to top button