Këtë vit pritet të zgjerohet stafi i departamentit për krime lufte

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka bërë të ditur Departamentit për krime lufte do t’i shtohen këtë vit edhe 4 prokurorë specialë, 6 bashkëpunëtorë profesionalë dhe dy përkthyes.

”Ashtu siç jemi zotuar, adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë tonë. Departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale, pas rishikimit të buxhetit për këtë vit do t’i shtohen edhe 4 prokurorë special, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes”, ka bërë të ditur Haxhiu përmes facebook-ut.

Sipas Haxhiut, këto mjete do të barten nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në Këshillin Prokurorial të Kosovës./21Media

Back to top button