Paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm seksual ndaj të miturës

 

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim ndaj të pandehurit F.B. shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual.

I pandehuri dyshohet se më 26-27.05.2021, në Ferizaj, në banesën e stërnipit të tij për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të miturën e moshës 13-vjeçare, në atë mënyrë që i pandehuri ka kryer sulm seksual ndaj saj.

“Palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./21Media

Back to top button