Këto janë datat “e nxehta” të ndeshjeve të Champions-it në fazën e grupeve

Edicioni 2022/23 i Ligës së Kampionëve tashmë ka arritur në fazën e grupeve, me ç’rast, shorti i hedhur në Stamboll të Turqisë ka bërë që në vijim të kësaj gare të shohim sfida të jashtëzakonshme ndërmjet gjigantëve evropianë të futbollit.
Duke filluar nga muaji shtator priten duele të fuqishme si PSG-juventus, Inter-Bayern, Chelsea-Milan, Barcelona-Bayern e të tjera që natyrisht se premtojnë spektakël.
Më poshtë veçojmë:
Sevilla-Manchester City dhe PSG-Juventus ( 6 shtator)
Napoli-Liverpool dhe Inter-Bayern (7 shtator)
Bayern-Barcelona dhe Liverpool-Ajax (13 shtator)
Man. City-Dortmund dhe Real Madrid-Leipzig (14shtator)
Ajax-Liverpool dhe Inter-Barcelona (4 tetor)
Chelsea-Milan dhe Benfica-Paris (5 tetor)
Milan-Chelsea dhe Dortmund-Sevilla (11 tetor)
Napoli-Ajax dhe Barcelona-Inter (25 tetor)
Ajax-Liverpool dhe Bayern-Inter (1 nënttor)
Manchester City dhe Juvcentus-PSG (2 nëntor)
Shorti për fazën e eliminimit direkt do të tërhiqet më 7 nëntor.

Back to top button