Vuçiq: Me deklaratën për targat, Kurti do konflikte
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar si kërcënim me konflikt deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se deri në tetor nuk do të ketë më targa “ të pavlefshme në Kosovë”. Vuçiq ka thënë se Kurti me këtë qëndrim do konflikt dhe vazhdim të problemeve, por ka porositur se Serbia do të luftojë dhe do të mbrojë anën ë popullit serb. Presidenti serb është shprehur se Kosova e ka “marrëveshjen për lirinë e lëvizjes sa i përket targave, por kjo është diçka ndryshe”.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia ka arritur që në marrëveshje me Prishtinën të nxjerrë “më të mirën e mundshme” dhe ka shtuar se kjo marrëveshje është gojore.
Vuçiq tha se marrëveshja, sipas së cilës Serbia heq regjimin e lëshimit të dokumenteve të hyrje/daljeve për të gjithë ata që kanë letërnjoftime të Kosovës, kurse Kosova nuk e bën këtë për shtetasit që kanë letërnjoftime të Serbisë, është verbal sepse marrëveshja e shkruar ësht ënënshkruar në vitin 2011.
Sipas tij, që nga viti 2011, qytetarët e kalojnë, siç e quajti, “vijën administrative” me dokumentet e Kosovës, por krahsa tyre është lëshuar edhe një letër përcjellëse, që tani ëhstë hequr. Vuçiq tha se “për këtë vendim akush nuk e ka më vështirë, pë rtë gjithë është më lehtë”.
Presidenti serb, Vuçiq ka theksuar se është ‘gjithmonë i gathshëm për një mbledhje të Kuvendit të Serbisë rreth Kosovës, por se i duhet ta përputhë me obligimet./21Media