Këto janë katër shtyllat e programit të Imri Ahmetit për Lipjanin

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti sonte në RTV21 foli për katër shtyllat e programit të tij.
Ai tha se shumë shpejt do të mbyllin çështjet e asfaltimit të rrugicave në çdo lokalitet dhe do ta mbyllin problemin e çështjeve të ujërave të zeza në Lipjan.
Videone debatit mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Në zgjedhjet në Lipjan kanë të drejtë vote gjithsej 61 mijë e 45 qytetarë. Në garë për kryetar të Lijanit janë katër kandidatë: nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Budakova, nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti dhe nga Partia Demokratike e Kosovës, Hyzer Rizani./21Media

Back to top button