Kaloni te përmbajtja kryesore

Rizani i PDK-së shpalos shtyllat e programit të tij për Lipjanin

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Hyzer Rizani sonte në RTV21 shpalosi shtyllat e programit të tij.
Rizani tha se shtyllat e programit të tij përputhen me kërkesat e qytetarëve lipjanas. Ai ndër të tjera premtoi sigurim të ujit për 24 orë.

Në zgjedhjet në Lipjan kanë të drejtë vote gjithsej 61 mijë e 45 qytetarë. Në garë për kryetar të Lijanit janë katër kandidatë: nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Budakova, nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti dhe nga Partia Demokratike e Kosovës, Hyzer Rizani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button