Këto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI

(Lajm i përditësuar)
Disa materiale, kompjuterë, dosje e dokumente, shihet të jenë sekuestruar nga hetuesit policorë gjatë bastisjes së zhvilluar sot në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ku dy persona po dyshohen lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Policia e Kosovës ka zbarkuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në të cilën po realizojnë një bastisje.
Bastisjet në MMPH, Izedin Bytyqi shoqërohet në Polici
Sekretari i përgjithshëm Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi nën shoqërimin e policisë është larguar nga objekti i kësaj ministrie.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës po zhvillohet një aksion, ku dy persona po dyshohen lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Prokuroria jep detaje për bastisjen në MMPH, dy të dyshuar
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës po zhvillohet një aksion, ku dy persona po dyshohen lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Në një përgjigje me shkrim Prokuroria Speciale ka thënë se ata akuzohen për shpëlarje parash, mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.
“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje të tjera!”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për rtv21.tv.
Durmishi thotë se nuk di asgjë për bastisjet te ministria që përfaqëson
Zëvendësministri i Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se bastisjet nuk po bëhen te Ministria e Infrastrukturës, derisa për bastisjet te mjedisi ka theksuar se nuk di asgjë.
Durmishi ka thënë se krejt çka di është ajo që është raportuar në media.
“Në Ministrinë e Infrastrukturës nuk ka asnjë bastisje, as asgjë…Tek Ministria e Infrastrukturës jo, tek e mjedisit nuk di, kam parë lajme, por nuk di asgjë më shumë”, tha Durmishi.
Bastisje në Ministrinë e Mjedisit
Po raportohet se Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Tutje raportohet se hetimet po kryhen nga njësiti kundër krimeve ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.
Bëhet fjalë për aksion që lidhet me hetime për ambalazhim të ujit.
Në objektin e Ministrisë është sjellë edhe zëvendëssekretari i Përgjithshëm i MMPHI-së, Izedin Bytyqi.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar edhe prokurorinë dhe MMPH-në, dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje në “Pallatin e Rinisë” ku u arrestuan dy persona nënë dyshimet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?