Këto janë ndeshjet e sotme në futboll

 
Futbolli do të vazhdojë sot me disa ndeshje tejet interesante, në disa nga ligat më të mira evropiane.
Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 20:30, ku në kuadër të Bundesligas gjermane, skuadra e Arminia Bielefeld pret në shtëpi Augsburgun.
Ndërkaq, përballja më interesante e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza”, ku kampioni italian Inter luan si vendas kundër Salernitanas.
Po ashtu, ndeshje do të kemi edhe në La Ligan spanjolle, ku skuadra e Sevillas është mysafire e Alavesit.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në ligat më të mira evropiane e gjeni më poshtë.
Liga 1 e Francës
21:00 Lorient – Lyon
Bundesliga gjermane
20:30 Arminia Bielefeld – Augsburg
Serie A
20:45 Inter – Salernitana
La Liga spanjolle
21:00 Alaves – Sevilla.

Back to top button