Këto janë ndeshjet që zhvillohen sot në botërorin e Universiteteve në hendboll

Kampionati Botëror Universitar i Hendbollit që po zhvillohet në Prishtinë do të vazhdojë sot me ndeshjet e ditës së tretë në kuadër të fazës së grupeve.
14 skuadra nga vende të ndryshme të botës, në kategorinë e femrave dhe atë të meshkujve po garojnë për më të mirin e këtij kampionati dhe janë zhvilluar disa ndeshje shumë interesante deri më tani.
Sot, janë të parapara që të zhvillohen edhe gjashtë ndeshje të tjera nga të dy kategoritë.
Në sallën “1 Tetori” do të zhvillohen këto ndeshje në kategorinë e meshkujve:
Universiteti i Shkodrës-Universiteti i Prishtinës, ora 15:00
Uclm (Spanjë)-Uaveiro (Portugali), ora 17:00
Unimne (Mali i Zi)-Pula (Kroaci), ora 19:00
Ndërsa, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve do të ballafaqohen:
Gazi (Turqi)-Kangwon (Kore e Jugut), ora 14:00, kategoria e meshkujve
Upol (Kroaci)-Universiteti i Shkodrës, ora 16:00, kategoria e femrave
Uclm (Spanjë)-Unin (Kroaci), ora 18:00, kategoria e femrave.

Back to top button