Këto janë prioritet e Shkëlqim Jakupit për Kaçanikun

Kandidati nga radhët e LDK-së për kryetar të komunës së Kaçanikut, Shkëlqim Jakupi sot në debatin për zgjedhjet lokale në RTV 21 ka shpalosur programin e tij për Kaçanikun.
Jakupi ka theksuar se i ka hyrë kësaj gare për të dhënë kontributin e tij për qytetarët.
Kandidati i LDK-së theksoi se të gjithë nxënësit  do ta kënë transpostin falas, si dhe  shkolla e mjekësisë do të bëhet funksionale.

Në garë për kryetar të Kaçanikut janë pesë kandidatë:  KASTRIOT BUSHI garon si kandidat i pavarur, LËVIZJA VETËVENDOSJE! garon me JETON RAKA,  Lidhja Demokratike e Kosovës garon me SHKELQIM JAKUPI, Partia Demokratike e Kosovës me BESIM ILAZI i cili deri tash ka udhëhequr me Kaçanikun në mandatin paraprak dhe SHUKRI LUTA garon si kandidat i pavarur.
Në Kaçanik janë 32 mijë e 647 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. / 21Media

Back to top button