Top prioritetet e Kastriot Bushit për Kaçanikun

Kandidati i pavarur për Kaçanikun Kastriot Bushi në RTV21 shpalosi programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Bushi tha se në programin e tij kanë projektuar dy diga akumulues në lumin Nerodime, që të cilat do rrisin nivelin e ujit
Në programin e tij është edhe zyrën për investime te huaja dhe turizëm që sipas tij zhvillimi ekonomik do nis nga  kjo pikë.

Në garë për kryetar të Kaçanikut janë pesë kandidatë:  KASTRIOT BUSHI garon si kandidat i pavarur, LËVIZJA VETËVENDOSJE! garon me JETON RAKA,  Lidhja Demokratike e Kosovës garon me SHKELQIM JAKUPI, Partia Demokratike e Kosovës me BESIM ILAZI i cili deri tash ka udhëhequr me Kaçanikun në mandatin paraprak dhe SHUKRI LUTA garon si kandidat i pavarur.
Në Kaçanik janë 32 mijë e 647 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. / 21Media

Back to top button