Këto janë shtetet më të fuqishme ekonomike në botë për 2017
Britania tani edhe zyrtarisht ka braktisur pretendimin e saj që është fuqia e 5të ekonomike në botë
Presidenti i thesarit Philip Hammond e ka deklaruar këtë, duke bërë të ditur se Britania është zhvendosur për në vend më poshtë. “Britania është ekonomia e 6të më e fuqishme në botë“, ka thënë Hammond në një fjalim për buxhetin.
Numrat e mbledhur nga thesari britanik tregojnë se Franca e tejkalon Britaninë në renditjen e vitit 2017, duke premtuar që të thellojë avantazhin në vitin 2018.
Franca nuk ishte para Britanisë qysh nga viti 2013.
Më poshtë mund të shihni 7 ekonomitë më të mëdha botërore:
Shtetet e Bashkuara – $19.4 trilionë
Kina – $11.9 trilionë
Japonia – $4.9 trilionë
Gjermania – $3.7 trilionë
Franca – $2.575 trilionë
Britania e Madhe – $2.565 trilionë
India – $2.4 trilionë /21Media