Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 euro për secilin person në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në këtë komunë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ahmeti tutje bëri të ditur se pagesat për këto dy kategori do të bëhen në muajin dhjetor./21Media