Këto lagje të Prishtinës mund të mbesin sot pa ujë

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje në Prishtinë pritet të mbesin pa ujë të pijshëm shkaku i një rrjedhje në gypin e Badocit në rrugën “Shaqir Igrishta”.

Sipas kompanisë, ekipet e mirë mbajtjes janë në vendin e ngjarjes për sanimin e dëmit.

“Si shkak i një rrjedhje uji në gypin e Badocit me diametër fi 630 mm, në rrugën ” Shaqir Igrishta”, ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë të detyruar të intervenojnë për të sanuar atë dhe janë në vendin e ngjarjes. Si shkak i këtij intervenimi, pa ujë të pijshëm mund të mbesin disa objekte të zonës së  Mati 1, rruga “Muharrem Fejza” , disa objekte të Tregtisë dhe zona jug, lindje dhe perëndim e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ( tash për tash ka furnizim me ujë, por përgjatë intervenimit mund të detyrohemi të ndërprejmë furnizimin me ujë për zonat e lartëcekura). Deri në sanimin e defektit kërkojmë mirëkuptim!”, ka njoftuar KRU “Prishtina”./21Media

Back to top button