Këto produkte iu ndihmojnë ta lini duhanin
Jeni në kohën kur doni të lini duhanin, por nuk keni vullnetin e duhur? Bright Side sjellë disa produkte ushqimore që mund të iu ndihmojnë të lini duhanin dhe të largoni nikotinën nga përditshmëria juaj.
Porkokalli
Portokalli është i pasur me vitaminë C, që rrit numrin e qelizave të bardha të gjakut. Kjo ndihmon trupin të luftojë toksinat që vijnë nga duhani.

Karrota
Karrota është e pasur me vitamina A, B dhe C. Këto ju ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj.

Spinaqi
Sipas studimeve, duhanpirësit kanë nivel më të ulët të acidit folik, sesa ata që nuk pinë duhan. Ky acid është i rëndësishëm për ruajtjen e muskujve, nervave dhe trurit të shëndetshëm. Spinaqi e ka këtë acid, ndaj keni para produktin ideal për të lënë duhanin.

Uji
Nikotina ju dehidraton, ndaj pini më shumë se 6 gota ujë në ditë për hidratuar trupin tuaj, si dhe për të “luftuar” dëmtimet e brendshme që shkakton nikotina.

Qumësht
Nëse dëshironi të lini duhanin, në vend të cigares, merrni një gotë qumësht.

Kanellë
Ndoshta do të duket e çuditshme, por merrni një shkop të vogël kanelle, shpesh thitheni për të marrë aromën e saj, ose thjesht herë pas here afrojeni te hunda për të ndjerë aromën./21Media