Këtu mund ta gjeni orarin e reduktimit të rrymës për vendin ku jetoni

Kompania kosovare për distribuim me energji elektrike – KEDS, njoftoi sot se duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në Kosovë për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit, kufizimet e planifikuara me energji elektrike kanë filluar për të gjithë konsumatorët.
KEDS thotë se këto kufizime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës.
Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të tyre apo të lagjes ku jeton.

Së pari zgjidhni distriktin tuaj, p.sh Mitrovicë (DMI) dhe shënoni shifrën e konsumatorit, të cilën mund ta gjeni në faturën tuaj. Më pas harta do të shfaqë orarin e kufizimeve për atë zonë.

Orarin e reduktimeve mund ta gjeni KËTU./21Media

Back to top button