Ballkani ua ndërpret kontratat katër futbollistëve

Kushtim Gashi, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arnes Mateli nuk do jenë më pjesë e klubit fubtollistik, Ballkani.
Kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani, ka joftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me këta futbollistë. Sipas njoftimit për media ndërprerja e kontratave është bërë me marrëveshje të dyanshme, përcjellë KosovaPress.
“Ju njoftojmë se Kushtim Gashi, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arnes Mateli nuk janë më pjesë e FC Ballkanit. Me lojtarët e lartcekur kemi ndërprerë kontratat me marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim.”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.
Ballkani ka falenderuar lojtarët në fjalë për kontributin e dhënë duke i mbrojtur ngjyrat e klubit./21Media

Back to top button