Këtu mund t’i shihni kufizimet e energjisë elekrike në vend

KEDS ua ka rikujtuar konsumatorëve që për të marr njoftime për kufizimet me energji elektrike është në dispozicion aplikacionin eKesco, si dhe harta në uebfaqen e KEDS.
”Përmes QR code ju mund të shkarkoni aplikacionin eKesco dhe të merrni njoftime automatike për 24h e ardhshme.QR code e hartës ju drejton tek harta në uebfaqe të KEDS. Këtu ju mund të shkruani adresën dhe të njoftoheni për kufizimet”, bëhet e ditur nga KEDS.
Kujtojmë që, mbrëmë KEDS ka njoftuar se si pasojë e mbingarkesës, brenda ditës vetëm në distriktin e Prishtinës janë djegur 3 transformatorë.
Përkundër angazhimit maksimal të ekipeve të KEDS-it, për të sanuar dëmet dhe për të rikthyer furnizimin me energji tek ata konsumatorë që po afektohen me ndërprerje të energjisë si pasojë e mbingarkesës, rrjeti elektrik nuk po arrin të përballoj konsumin e lartë në zona të caktuara./21Media

Show More
Back to top button