Kevin Spacey paraqitet në gjykatë në Londër pas akuzave për sulm seksual

Aktori amerikan Kevin Spacey u paraqit në gjykatën në Londër për katër akuza për sulm seksual ndaj tre burrave.
62 vjeçari po përballet me akuzën e pestë pasi dyshohet se e detyroi një burrë të përfshihej në aktiviteti seksual pa pëlqim.
Atij nuk iu kërkua të deklarohej për veprat e lartcekura që datojnë nga viti 2005 deri në vitin 2013.
Paraqitja e radhës e aktorit do të jetë në Gjykatën e Southwark më 14 korrik për një seancë dëgjimore për pranimin e fajësisë dhe përgatitjen e gjyqit, sipas mediave lokale.
“Spacey mohon me forcë çdo akuzë me të cilën rëndohet në rast”, ka thënë avokati i aktorit, Patrik Gibbs.
Akuzat me të cilat përballet janë:
Dy akuza për sulm seksual ndaj një burri në mars 2005
Sulmi seksual ndaj një burri dhe shkaktimi i tij për t’u përfshirë në aktivitet seksual depërtues pa pëlqim në gusht 2008
Sulmi seksual ndaj një burri në prill 2013
Akuza më e rëndë për shkaktimin e një mashkulli për t’u përfshirë në aktivitet seksual depërtues pa pëlqim është një vepër e vetme për të paditur, që do të thotë se mund të gjykohet vetëm në Gjykatën e Kurorës.
Spacey jeton në SHBA, ku ka familje dhe një qen nëntë vjeçar, tha gjykata. Ai ishte gjithashtu drejtor artistik në teatrin Old Vic të Londrës./21Media

Back to top button