​KFOR-i i gatshëm të adresojë çdo zhvillim të sigurisë

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, vizitoi njësitë e KFOR-it të stacionuara në Camp Villaggio Italia, me rastin e marrjes së ardhshme të kontingjentit italian.
Gjenerali Ristuccia u prit nga Komandanti i RC-Ë dhe u takua me përfaqësuesit e kontingjenteve ndërkombëtare të pranishëm në bazë, duke shprehur vlerësimin e tij për përpjekjet e vazhdueshme të Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim për të garantuar siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe në gjithë rajonin.
“KFOR-i është plotësisht i përgatitur dhe i gatshëm të adresojë çdo zhvillim të sigurisë në përputhje me mandatin e tij”, thuhet në një njoftim.

Back to top button