KFOR: Jemi gati për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë

KFOR-i përmes një deklaratë ka thënë se janë të gatshëm për të mbajtur mjedis të sigurtë në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, kanë bërë të ditur se po e përcjellin situatën e sigurisë në Kosovë.

“Jemi në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët dhe vazhdimisht po vlerësojmë situatën e sigurisë në Kosovë. #KFOR-i është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë – në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – dhe lirinë.”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Ky reagim vjen pas fjalimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvend e cila derisa ka përmendur sulmin e Banjskës ka thënë se rreziku ende nuk ka kaluar.

“Në anën tjetër, duke mos vendosur masa ndaj Serbisë për aktin e agresionit të 24 shtatorit dhe për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it e gazetarëve përgjatë majit, për fat të keq ky shtet vetëm po inkurajohet që të vazhdojë të përdorë dhunë.”, ka thënë ndër tjerash Osmani./21Media

Back to top button