KFOR ka ripërsëritur mbështetjen e tyre në procesin e dialogut

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka mirëpritur në selinë e KFOR-it, ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak gjithashtu u takua edhe me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, shefen e UNMIK në Kosovë, Caroline Ziadeh dhe atë të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Në njoftimin për media të KFOR-it, bëhet e ditur se në takim është diskutuar për rrethanat e tashme në Kosovë dhe Serbi dhe se si mundet që këto rrethana të ndryshohen ose jo në mënyrë që të mbështetet procesi i dialogut.
KFOR ka ripërsëritur se e mbështet dialogun si platforma bazë e ndërtimit të sigurisë dhe paqes në rajon.
“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent për të vazhduar zbatimin e mandatit të #OKB-së, për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platforma kryesore për të ndërtuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën e KFOR-it në Twitter./21Media

Back to top button