Khloe Kardashian thotë se po kalon një periudhë të vështirë

Khloe Kardashian është gati të flasë për anën e saj të historisë.
Dy muaj pasi u zbulua se Tristan Thompson dhe Khloe po prisnin një fëmijë tjetër përmes një surrogate, ndjekësit kanë mundësinë të shohin gjithë rrugëtimin përmes “The Kardashians”.
“Ka diçka për të cilën jam gati të flasë. Unë dhe Tristan po presim një tjetër fëmijë”, thotë ajo.
Përderisa Khloe nuk specifikon në trailer asgjë, lajmi për fëmijën e dytë të tyre erdhi pas pak muajsh pasi Tristan u bë baba i një tjetër fëmije me një grua tjetër.
Nëna e Khloe, Kris Jenner ka thënë se ka qenë shumë e vështirë ta shohë të bijën në dhimbje.
“Ka qenë kohë e vështirë në jetën time. Por, është fillimi i diçkaje pozitive dhe të bukur”, tha ajo.
Në gusht lindi fëmija i Khloe dhe Tristan.
“Fëmijët e mi më vënë në sfida. Duhet t’i marrin këto role shumë seriozisht, sidomos në ditët e sotme. Është e frikshme, por e marrë punën time shumë seriozisht. E dua shumë”, tha Khloe.
Khloe ka thënë se e kishte shumë të vështirë mes gjithë lajmeve të fundit.
Episodi i radhës jepet premierë nesër (22 shtator)./21Media

Back to top button