Kiana Kryeziu fitoi normën olimpike

Skitarja kosovare, Kiana Kryeziu fitoi normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022, disiplina e sllallomit të madh. Kështu ka njoftuar Komuniteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në “Facebook”.
Sipas tyre Kiana me këtë fitore bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë vendin Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.
“URIME Kianës dhe gjithë komunitetit të skitarisë”, thuhet në njoftimin e KOK-ut duke e quajtur këtë ngjarje “historike”.
Kryeziu të premten e ka plotësuar edhe kriterin e pestë në Kronplatz të Italisë, ku përfundoi e 51-ta në disiplinën e sllallomit të madh.
Lojërat Olimpike Dimërore zhvillohen nga data 4 deri më 20 shkurt./21Media

Back to top button