Kida nga Amerika paralajmëron diçka të re

 
Këngëtarja e njohur Orhidea Latifi-Kida, ka disa ditë që ka udhëtuar drejt Amerikës.
Atje Kida është duke përgatitur diçka të re për fansat e muzikës së saj.
Në rrjetet sociale, këngëtarja ka publikuar fotografi nga një studio muzikore në Los Angeles, mirëpo nuk ka zbuluar asgjë tjetër.

Ndryshe, “Lila” është projekti i fundit muzikor nga Kida në bashkëpunim me reperin Samra. Kënga e publikuar më 21 maj deri tani ka arritur mbi 6 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button