Danimarka në epërsi pas pjesës së parë

 
Pas 45 minutave lojë në stadiumin “Parken” të Kopenhagës, danezët janë në epërsi kundër Belgjikës.
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Grupit B të “Euro 2020” mes Danimarkës dhe Belgjikës, ku vendësit janë në epërsi prej 1:0 kundër Belgjikës.
Danezët e filluan më mirë ndeshjen, me një presion të lartë, ku vetëm pas dy minutave lojë, Yussuf Poulsen shënoi për 1:0, duke shënuar golin më të shpejtë të këtij kampionati evropian.

Back to top button