Kievi thotë se Rusia po planifikon një ofensivë të madhe tokësore në fillim të 2023

Ukraina ka akuzuar Rusinë se planifikon një ofensivë të gjerë tokësore për fillimin e vitit të ri, pavarësisht pengesave të fundit ushtarake ruse.
Presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të lartë kanë paralajmëruar se Kievi dhe aleatët e tij duhet të ruhen nga vetëkënaqësia.
Ofensiva mund të vijë në rajonin lindor të Donbasit, në jug, apo edhe drejt Kievit, thonë gjeneralët e lartë.
Analistët perëndimorë thonë se aftësia e Rusisë për të kryer operacione të suksesshme sulmuese tokësore po zvogëlohet me shpejtësi.
Oficeri më i lartë ushtarak i Britanisë, Admirali Sir Tony Radakin tha këtë javë se lufta do të përkeqësohej vetëm për Moskën, e cila ai shtoi se tani po përballet me një mungesë kritike të municioneve artilerie.
Në një seri informimesh për mediat, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se provat po shtohen se Rusia, e cila ka pësuar një sërë humbjesh në fushën e betejës, planifikon një ofensivë të re të gjerë.
Ai spekuloi se kjo mund të ndodhte në shkurt kur gjysma e 300,000 trupave të rekrutuar nga Rusia në tetor për të mbështetur luftën në Ukrainë do të përfundonin stërvitjen.
“Pjesa e dytë e mobilizimit, afërsisht 150,000… bëjnë të paktën tre muaj për t’u përgatitur. Kjo do të thotë se ata po përpiqen të fillojnë valën tjetër të ofensivës ndoshta në shkurt, si vitin e kaluar. Ky është plani i tyre,” tha Reznikov.
“Kremlini po përpiqet të gjejë zgjidhje të reja [për] se si të arrihet fitorja,” shtoi ai, duke deklaruar se pret që Rusia të mobilizojë më tej më shumë qytetarë.
Ofensiva e re e Moskës mund të ndodhë në janar, por ka më shumë të ngjarë në pranverë, raportoi Economist të enjten , duke thënë se vlerësimi erdhi nga presidenti Zelensksy, gjenerali Valery Zaluzhny dhe gjenerali Oleksandr Syrskyi në intervistat e fundit.
“Rusët po përgatisin rreth 200,000 trupa të reja. Nuk kam dyshim se ata do të kenë një sulm tjetër në Kiev,” tha gjenerali Zaluzhny, kreu i forcave të armatosura të Ukrainës.
Rusia është “100% duke u përgatitur”, tha ai, duke shtuar se “detyra strategjike shumë e rëndësishme e Ukrainës…është të krijojë rezerva dhe të përgatitet për luftën, e cila mund të ndodhë në shkurt, në rastin më të mirë në mars dhe në rastin më të keq në fundi i janarit”.
“Mund të fillojë jo në Donbas, por në drejtim të Kievit, në drejtim të Bjellorusisë, nuk e përjashtoj edhe drejtimin jugor” , tha ai./21Media

Back to top button