Theret me thikë një i mitur në Prishtinë

Një djalë i mitur është therë me thikë mbrëmë rreth orës 18:30 në rrugën Bill Clinton në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës. Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari po ashtu i mitur është arrestuar.
“Personi i lënduar G.P. mashkull, i mitur, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të stacioni Jugu në Prishtinë të mbështetur nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë një person të dyshuar.”, thuhet nënjoftimin e policisë.
Ndërkohë sipas njoftimit i dyshuari G. O pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë./21Media

Back to top button