Kim dhe Khloe të mahnitshme në pozat e reja nga pushimet

Kim Kardashian dhe motra e saj Khloe po shijojnë pushimet në një resort luksoz të Turks dhe Caicos.
Khloe, themeluese e brendit Good American festoi datëlindjen e 38-të së bashku me motrën dhe vajzën 4-vjeçare dhe nuk munguan pozat me bikini.

Motrat Kardashian pozuan pranë detit me bikini të zeza të brendit SKIMS Swim, themeluese e së cilës është Kim. Fotografitë i ndanë me miliona ndjekësit në Instagram, ku u komentuan për fizikun e tyre, përcjell rtv21.tv

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)


Ditët e fundit po raportohet se Khloe dhe Tristan Thompson janë rikthyer së bashku. Lojtari i NBA-së thuhet se i ka dhuruar modeles disa lule për datëlindjen e saj, gjë që përfundimisht u konfirmua duke postuar një fotografi në Instagram dhe duke e etiketuar atë.
Të dy kanë pasur një marrëdhënie shumë të trazuar që kur filluan historinë e tyre të dashurisë në vitin 2016./21Media

Back to top button