Kim Jong-un kërkon falje për vrasjen e zyrtarit të Koresë së Jugut

 

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka lëshuar një kërkim falje të rrallë për vrasjen e një zyrtari të Koresë së Jugut, sipas zyrës presidenciale të Jugut.

Kim thuhet se i tha homologut të tij të Koresë së Jugut, Moon Jae-in se incidenti nuk duhet të kishte ndodhur, transmeton rtv21.tv.

Koreja e Jugut ka thënë se 47-vjeçari dyshohet se po përpiqej të kalonte në Korenë e Veriut kur u gjet në ujërat e Veriut.

Sipas Seulit ai u qëllua për vdekje dhe më pas trupi i tij u djeg.

Kufiri midis Koreve kontrollohet fort dhe Veriu, mendohet të ketë një politikë “të qëllosh për të vrarë” për të parandaluar hyrjen e koronavirusit në vend.

Kërkim-falja erdhi në formën e një letre dërguar Presidentit Moon dhe pranoi se incidenti nuk duhej të kishte ndodhur, sipas një zyrtari.

Kim tha se ndihej “shumë keq” për “zhgënjimin” e Moon, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar Shtëpinë Blu.

Veriu gjithashtu lëshoi më shumë detaje të incidentit, duke thënë se 10 herë u qëllua në drejtim të burrit.

“Nuk ishte djegur trupin e burrit, por “materialin lundrues” që e mbante atë”, tha drejtori i jugut i sigurimit kombëtar, Suh Hoon./21Media

Back to top button