Kim Kardashian më në fund kaloi provimin, pas 3 dështimeve
Kim Kardashian ka njoftuar se ka bërë përparim të madh në rrugëtimin e saj për t’u bërë juriste duke “kaluar provimin e jurisprudencës” pasi më parë kishte dështuar tri herë.
39 vjeçarja ndau një foto ku shfaqej e veshur me një kostum mahnitës blu, ndërsa ajo hodhi një vështrim joshës në një pasqyrë të banjës, ndërsa ndau lajmin e madh, transmeton rtv21.tv.

Ylli i “The Keeping Up With the Kardashians”, e cila dëshiron të ndjekë hapat e babait të saj Robert Kardashian duke u bërë juriste, ka shkruar: omgggg e kalova provimin e jurisprudencës!!!!
“Unë dështova në këtë provim 3 herë në 2 vjet, por u ngrita çdo herë dhe studiova më shumë dhe u përpoqa përsëri derisa e bëra atë”, ka thënë ajo.
Kim e përfundoi postimin e saj duke nderuar babain e saj.
“E di që babai im do të ishte kaq krenar dhe ai në fakt do të ishte kaq i tronditur të dinte se kjo është rruga ime tani, por ai do të kishte qenë partneri im më i mirë i studimit”, ka shtuar ajo./21Media