Kim: Nuk e dimë sa afganë do vijnë në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA-së shprehu mirënjohjen Shqipërisë për gadishmërinë që tregoi për pritjen e afganëve.
Një grup pritet të mbërrijë sot në Rinas, ndërsa në mesditë ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ishte në një takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Ambasadorja pasi shprehu mirënjohje për gadishmërinë e Shqipërisë nënvizoi se situata po ndryshon shumë shpejt dhe ende nuk dihet numri i personave që do të vijnë në Shqipëri.
Ne patëm një takim të mirë për situatën sfiduese të Afganistanit. Së pari më lejoni t’ju them se ashtu si të gjithë ne u prekëm nga vendimi i Shqipërisë për të strehuar përkohësisht afganët. Është diçka të cilën bota duhet ta mësojë dhe diçka për të cilën ne të gjithë duhet të jemi krenarë për Shqipërinë.
Situata po ndryshon shumë shpejt, por duhet ta dini që qeveria amerikane do ta mbështesë gjithmonë Shqipërinë dhe më lejoni t’ju shpreh edhe njëherë mirënjohjen. Ne nuk kemi një numër të saktë ende, po ndryshon shumë shpejt. Njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht dhe më pas do të vendosen në SHBA. Disa po vendosen direkt në SHBA.”
Ambasadorja tha se afganët do të jenë përkohësisht këtu dhe më pas do të largohen drejt SHBA-së.
Edhe ministrja e Jashtme pranoi se situata është shumë dinamike, “po e ndjekim minutë pas minute” tha ajo duke e quajtur takimin me ambasadoren shumë të frytshëm./oranews

Back to top button