Izraeli në luftë me zjarret
Zjarrfikësit në Izrael po përballen me shuarjen e zjarreve masive në Jerusalemin perëndimor, zonë në të cilën janë djegur 2.000 hektarë, për vetëm tre ditë.
U bë e ditur se zjarret u shuan gjatë së dielës, por pas disa erërave të forta dhe përqindjen së ulët të lagështisë, ato rifilluan dhe u përhapen me intensitet edhe më të lartë.
Ndërkohë, Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit u ka kërkuar ndihmë vendeve fqinje dhe bëhet e ditur se Greqia dhe Qipro i janë përgjigjur kësaj thirrje./21Media


