Kina e gatshme për ndërmjetësim mes Rusisë dhe Ukrainës

Kina tregon gatishmërinë për të “ndërmjetësuar” midis Rusisë dhe Ukrainës
Kryediplomati i Kinës ka treguar se Pekini është i gatshëm të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës për herë të parë që kur Moska filloi një pushtim kundër fqinjit të saj.
“Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve të paqes dhe të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të kryer ndërmjetësimin e nevojshëm, kur është e nevojshme”, tha ministri i jashtëm kinez Wang Yi në konferencën e tij vjetore për shtyp.
Wang nuk ofroi detaje të mëtejshme se çfarë mund të sjellë një rol i tillë, apo nivelin e përfshirjes së mundshme të Kinës, vetëm theksoi se Kina mbështet të gjitha përpjekjet konstruktive ndërkombëtare që synojnë një zgjidhje politike në Ukrainë.
Në një shkëmbim të veçantë, Wang përsëriti se miqësia midis Rusisë dhe Kinës është e fortë si një shkëmb dhe përfaqëson një nga marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë.
Në një telefonatë me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken të shtunën, Wang u kërkoi Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe Evropës që të angazhohen në dialog të barabartë me Rusinë në lidhje me luftën në Ukrainë./21Media

Back to top button